Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze

Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës së Europës sot edhe pse ka fituar ndeshjen në shtëpi përballë Granadas. Me Hysajn spektator e Rrahmanin në fushë, Napoli është munduar që të kontrollojë sfidën, duke kaluar në avantazh shpejt me anë të Zielinskit që në minutën e tretë të sfidës.

Por Moreno barazoi rezultatin në të 25-tën dhe ia bëri më të vështirë punën napolitanëve të cilët kishin dalë të mundur me shifrat 2-0 në takimin e parë e tashmë duhej të triumfonin me 3 gola diferencë. Fabian Ruiz shënoi golin e 2-1 në pjeswn e dytë, që nuk mjaftoi për të vazhduar më tej në turne për italianwt që i japin kësisoj lamtumirën Europës.

Arsenali ndërkohë ia ka dalë me shumw vështirësi që të kualifikohet përballë Benfikës duke fituar me shifrat 3-2. Anglezët e panë veten shumw pranë eliminimit pasi ishin nw disavantazh 1-2. Por Tiernei e Aubamejang përmbysën shifrat dhe vulosën kalimin në turin tjetër.

Ndërkohë, surpriza e mbrëmjes ishte fitorja 2-0 e Molde, që eliminoi Hofenhajmin duke fituar në fushën e këtij të fundit.

Skuadrat e kualifikuara deri tani: Ajaks, Arsenal, Molde, Granada, Rejnxhërs, Shakhtar Donjetck, Vijareal, Totenhem.

Rezultatet

Ajaks-Lilë 2-1 (2-1)
15′ Klasen, 88′ Neres / 78′ Jazici

Arsenal-Benfika 3-2 (1-1)
21′, 87′ Aubamejang, 67′ Tiernei / 43′ Goncalves, 61′ R. Silva

Hofenhajm-Molde 0-2 (3-3)
20′, 90’+4′ Uland-Andersen

Napoli-Granada 2-1 (0-2)
3’ Zielinski, 59′ F. Ruiz / 25′ Montoro

Rejnxhërs-Antverp 5-2 (4-3)
9′ Morelos, 46′ Paterson, 55′ Kent, 79′ (p) Barisic, 90’+2′ Iten / 31′ Rafaelov, 57′ Lamkel Ze

Shakhtar Donjetck-Makabi Tel Aviv 1-0 (2-0)
67′ (p) Moraes

Vijareal-RB Salcburg 2-1 (2-0)
40′ Moreno, 89′ (p) Moreno / 17′ Berisha

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para.