Liga e Europës mëson 16 skuadrat. Nesër hidhet shorti, mund të ketë finale të parakohshme

Ndeshjet e sotme në Ligën e  Europës kanë përcaktuar të 16 skuadrat të cilat do të ndeshen në vijimin e turneut për të përcaktuar çerekfinalistët. Ky është një edicion ku garën e kanë vazhduar shumë emra të mëdhenj, pavarësisht eliminimeve të bujshme të sotme dhe sigurisht më të spikaturat janë skuadrat angleze dhe ato italiane, të gjitha protagoniste ndër vite të turneve ndërkombëtarë.

Ekipet do të kthehen shumë shpejt në fushën e lojës në këtë turne e për këtë arsye, UEFA do të hedhë që nesër shortin për fazën tjetër. Në orën 13, do të mësohen përballjet që do të dalin nga një short i lirë, pasi nuk ka asnjë kufizim mes skuadrave që mund të luajnë njëra kundër tjetrës, as ato të të njëjtit vend.

Kjo do të thotë se kombinimet janë të shumëllojshme e mund të ketë edhe ndonjë finale të parakohshme nëse do të ketë përplasje të emrave të njohur në arenën ndërkombëtare.

Skuadrat e kualifikuara: Ajaks, Arsenal, Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Granada, Jang Bojz, Klub Bryzh, Mançester Junajtid, Milan, Molde, Olimpiakos, Reinxhërs, Roma, Slavia Pragë, Shakhtar Donjetck, Totenhem, Vijareal. /vipsport.al/