Lautaro: Barcelona është e shkuara, fitoj titullin dhe e bëj tatuazh

Lautaro Martinez tashmë është plotësisht i përqëndruar te Interi, teksa ka gjetur edhe akordin për rinovimin e kontratës e cila do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. Vetë argjentinasi shprehet se tashmë historia për një transferim në Barcelonë është e shkuar, ndërsa shton se nëse fiton titullin me zikaltërit atëherë do ta bëj tatuazh.

“Barcelona tashmë është e shkuar, unë do të rinovoj me Interin. Klubi do të gjejë momentin e duhur për ta zyrtarizuar, ndërkohë unë e kam mendjen te fusha. Por, e ardhmja është këtu, e shoh veten për shumë kohë në Milano.

Nga ky qytet më pëlqen gjithçka, ushqimi, marrëdhënia me tifozët, skuadra, vetëm ndjenja pozitive. Çfarë do të bëj nëse fitoj titullin? Një tatuazh për trofeun e parë, nuk është ide e keqe”, u shpreh Lautaro. /VipSport.al/