Lajm i rëndë për portierin e Liverpul, babai u gjet i mbytur në liqen

Lajm i rendë për portierin e Liverpul, Alison Beker. Së fundmi është bërë e ditur se babai i tij është gjendur i mbytur në një liqen.

Zhoze Agostinjo Beker, 57-vjeçar, kishte dalë si zakonisht, por vonesa e tij alarmoi familjarët të cilët më pas njoftuan autoritetet që në fund dhanë lajmin e trishtë.

Sakaq, Agostinjo Beker kishte edhe një djalë tjetër veç Alison, teksa edhe ai luan si portier me klubin e Fluminense. Klubi brazilian ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa situata është vërtetë e rëndë dhe me siguri do të ndikojë shumë edhe te futbollisti i Liverpul. /VipSport.al/