Lacio zhgënjen përsëri, humb mundësinë për të shkuar e treta

Disfata me Bajern Mynih ka lënë pasoja te Lacio, që sot në kampionat është mundur edhe nga Bolonja, në një ndeshje ku ka lënë shumë për të dëshiruar duke humbur shansin që kishte për t’u ngjitur sot në vendin e tretë në renditje.

Sfida fillo me Lacion në sulm, por Imobile gaboi një penallti përpara Skorupskit. Pas atij momenti, pjesa e parë foli thuajse e gjitha për Bolonjën, e cila gjeti shpejt avantazhin me Mbaje, e u rreshtua mirë në mbrojtje duke mosjlejuar raste për kundërshtarët. Lacio shfaqi sinjale reagimi në pjesën e dytë, ndërsa Inzagi i dha hapësira në fushë Muriqit për të tentuar kthesën. Por Bolonj au mbrojt dhe me kundërsulm gjeti edhe golin e dytë me Sansonen. Goli praktikisht mbylli sfidën dhe dekretoi fitoren e Bolonjës që mori tre pikë të rëndësishme për të shkuar e qetë drejt mbijetesës. Ndërsa për Lacion është një goditje e shpresave që kishte për t’u bërë protagonist në luftën për titull. /vipsport.al