

Barcelona me barazimin e fundit në La Liga ndaj Kadiz, duket sikur i dha fund shpresave për titull pasi nuk ia dolën të përfitonin edhe nga hapi fals i Atletiko Madrid, duke qëndruar kështu tetë pikë larg kryesuesve.
Megjithatë, në vigjilje të ndeshjes së nesërme që Barcelona luan ndaj Elçes për kampionat, trajneri Ronald Kuman, nuk bie dakord me faktin se ekipi i tij është jashtë garës për kampionat. Megjithatë, holandezi thekson se tre ndeshjet e radhës do të jenë thelbësore për objektivat e klubit.
“Mendoj se mund të luftojmë akoma për kampionat, rezultatet e fundit tregojnë se secila skuadër mund ta pësojë. Shumë do të varet nga dy ndeshjet e radhës ndaj Elçes dhe Seviljes. Dhe, më pas duhet të kërkojmë të përmbysim Seviljen në Kupën e Mbretit. Unë nuk jam nga ata që mendojnë se një kompeticion është më i rëndësishëm se tjetri. Kemi tre ndeshje të rendësishme, do të jetë e komplikuar sepse do të kërkojmë përmbysjen ndaj Seviljes pa publik. Do të ishte më e lehtë me tifozë”, u shpreh Kuman. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment