Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Kryeministri tregon kur kthehen tifozët, më shumë shanse për zhvillimin e të gjithë Europianit në Angli

Prej disa muajsh, Anglia po mundohet të bindë UEFA-n që t’i besojë asaj organizimin e plotë të Europianti të këtij vitit, duke pretenduar se ka në kontroll situatën me pandeminë e padyshim që ka infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e një aktiviteti të tillë. Shanset e saj për ta realizuara një gjë të tillë janë rritur ndjeshëm pas deklaratës së sotme të kryeministrit Boris Xhonson se parashikohet që në gjysmën e dytë të majit të fillojë hapja e stadiumeve për tifozët.

Kryeministri bëri të ditur se do të ketë një hapje graduale, që fillon me shifra deri në 10 mijë persona për ndeshje, por kjo për anglezët përbën një lajm të mirë, si për të ardhurat e klubeve, ashtu edhe për planin për të zhvilluar Europianin. UEFA e di që një Europian me tribuna të boshatisura do të ishte një dështim total dhe me situatën aktuale, zhvillimi në 12 vende të ndryshme në Europë duket se nuk e garanton praninë e tifozëve, përtej vështirësive logjistike që krijohen nga pandemia.

Sipas parashikimit, që nga data 21 qershor, kufizimet në Angli do të lehtësohen edhe më shumë e kështu ndeshjet në stadium të veçanta mund të shiheshin edhe nga turma më të mëdha. Këto lajme mund të shtyjnë UEFA-n që të pranojë ofertën e anglezëve për Europianin e këitj vitit, për t’i dhënë sadoak kuptim zhvillimit të një aktiviteti të tillë madhor i cili me planin aktual rrezikon të humbasë shumë nga shkëlqimi i tij. /vipsport.al/