Konsulenti mjekësor i UEFA-s: Europiani do të bëhet, do të ketë më shumë tifozë seç ishte parashikuar

Europiani i këtij viti nuk do të ketë të njëjtin fat si ai i vitit të kaluar, teksa konsulenti mjekësor pranë UEFA-s, Daniel Kosh, shprehet se kompeticioni do të bëhet dhe sa i përket vendeve ku do të organizohet, një vendim final mund të merret në fillim të prillit. Sakaq, Kosh, ka shpresën se ndryshe nga parashikimi, në stadium do të ketë edhe më shumë se 30% të tifozëve.

“Nuk mundësi që Euro 2020 të mos zhvillohet, kompeticioni do të mbahet. Nuk ka skenarë për më keq, skenarët janë realë dhe skenarë më optimistë. Kush do të jetë formati dhe sa vende do të jenë organizatore? Mendoj se ka shumë mundësi për të qenë fleksibël deri në fund të prillit, por një vendim mund të jetë marrë në fillim të këtij muaji, por siç thashë është mundësia për të qenë fleksibël.

Përqindja e tifozëve në stadium? Mendoj se do të jetë më e lartë seç është imagjinuar. Disa vende në shtator këmbëngulën për 30% të publikut, por mendoj se është mundësia për ta kaluar këtë masë. Edhe pse është ende herët për ta thënë”, u shpreh Kosh. /VipSport.al/