Klubi konfirmoi pesë të infektuar, vijnë përgjigjet e tamponëve për futbollistët e Inter

Te Inter ishin të shqetësuar rreth situatës së COVID në skuadër. Ditën e djeshme, klubi konfirmoi pesë raste pozitivë, por që bëhej fjalë për zyrtarë dhe jo lojtarë, të cilët gjithashtu ishin në merak.

Megjithatë, tashmë Inter ka marrë përgjigjet e tamponëve dhe asnjë prej futbollistëve nuk ka rezultuar i infektuar me COVID. Kështu, sot pasdite skuadra do të rikthehet të stërvitet normalisht nën drejtimin e trajnerit Antonio Konte.

Ndërkohë, ekipi është i lirë edhe të dalë nga izolimi vullnetar dhe mund të largohet nga qendra stërvitore. Sakaq, të dielën, Inter do të zbresë në fushë për ndeshjen e radhës në Serie A, atë në shtëpi ndaj Xhenoas. /VipSport.al/