Kastrioti, me dy mungesa dhe një në dyshim ndaj Apolonisë

Kastrioti është një nga ekipet simpatike këtë sezon në Superiore, me krutanët që kanë treguar se janë një ekip që luajnë me dëshirë dhe që dijnë të fitojnë edhe jashtë fushe. Krutanët synojnë që sa më parë të mbyllin llogaritë me mbijetesën…

Nesër, ata lujnë me ekipin e Apolonisë, në Kamzë, në një ndeshje ku krutanët duan që të mos përsëritet sfida e fazës së parë dhe të dytë dhe duan që të marin pikët maksimale.

Trajneri Ramazan Ndreu nuk do të ketë dy nigerianët Lukman Husein si dhe Henry Okebuku. Por, duket se në dyshim për shkak problemesh shëndetësore dhe fizike është edhe Edi Bojom, mbrojtësi shtatlartë nga Kameruni.

E.S./Vipsport.al/