

Antonio Kasano është i bindur se shkëlqimi i skuadrave italiane në Europë ka përfunduar. Sipas tij, klubet Italiane nuk mund të konkurrojnë më me ata të kampionateve të tjera në një skenë të rëndësishme siç është Liga e Kampioneve, siç e tregojnë edhe rezultatet e arritura nga ekipet italiane.
“Unë e përsërit gjithmonë dhe po e them edhe sot. Kampionati italian nuk është më në lartësinë e kampionateve të tjera kryesore në Europë. Nuk është majftueshëm konkurrues për Ligën e Kampioneve. Edhe Liga 1 ka mbërritur në nivelet tona. Kampionatet në Angli, Gjermani dhe Spanjë, tani i kemi përpara”, tha fillimisht Kasano rreth forcës që kanë klubet italiane në Ligën e Kampioneve.
Ndërkaq, ai nuk sheh klubet italiane të favorizuara as në Ligën e Europës, edhe pse janë emra të mëdhenj si Roma e Milani. “Roma duhet të tregohet e kujdesshme ndaj Shakhtarit, do të jetë e vështirë sidomos të shkojë të luajë atje. Ndërsa Milani sigurisht që nuk e nis si favorit sfidën ndaj Mançester Junajtid”, ishte analiza e sulmuesit. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment