

Teuta mori një fitore të rëndësishme në kryeqytet ndaj Tiranës, teksa durrsakët vazhdojnë garën për titull. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës, Renato Arapi thekson se edhe dy ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare, ndërsa në vazhdim për Zona Gol u shpreh se Rustem Hoxha e meriton një ftesë nga kombëtarja.
“Mendoj se lojtari i Partizanit nuk duhet të kishte shënuar gol, por pastaj bënë gjënë e duhur duke lënë golin. Më e bukura do të ishte nëse Partizani do ta kishte shënuar vet golin. Kthesa jonë edhe sezonin e kaluar erdhi ndaj Tiranës. Kur fiton ndaj një skuadre 3-4 edhe besimin rritet akoma më shumë.
Këto 3 fitore na kanë sjell besimin pasi tregon vazhdimsinë. Kjo fazë e 3 na ka kapur në moment të mirë dhe kam besim se do të vazhdojmë kështu. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për ne pasi nëse fitojmë do të jemi deri në fund në garë për titull.
Problemi i golit është i mbartur, edhe pse sulmuesit nuk kanë shënuar, por na kanë ndihmuar shumë e në këto momente rëndësi kanë vetëm pikët. Shumica e kundërshtarëve që kanë ardhur në Durrës kanë tentuar të mbrohen, ndërsa kur luajmë në transfertë skuadrat janë të hapura e kemi më shumë hapësira”.
Rasti i Grudës me portë bosh? “E kemi mbështetur Grudën dhe çdo lojtari tjetër. Të vetmën gjë i thash ishte në momentin e fundit që kishte mundësi t’ia pasonte Bregut. Për rastet e humbura nuk I thamë asgjë pasi rastet humben”.
Rustem Hoxha? “Mendoj se e meriton një vend në Kombëtare pasi është sezoni I dytë që po tregon stabilitet”, u shpreh Arapi. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment