

Ish-trajneri, Fabio Kapelo ka komentuar ndeshjen e djeshme të Champions League mes Lacios dhe Bajern Mynih. Bardhekaltërit u dorëzuan pa kushte me rezultatin 1-4, kjo edhe për faj të gabimeve të tyre në mbrojtje. Kapelo thekson se për aq sa ai e ka ndjekur Bajernin në këtë sezon, nuk kishte parë një skuadër që të ishte kaq në vështirësi sa Lacio përballë gjermanëve.
“Lacio pagoi mundësitë e pashfrytëzuara në fillim të lojës, pastaj të mos flasim për gabimet në mbrojtje. Kualitetin dhe vendosmërinë e gjermanëve e njohim, por më impresionoi fakti që kur mbrojtja e Lacios ishte në presion ia pasonte topin Reinës, dhe ai që është i zoti me këmbë, nuk arriti ta luante asnjëherë qetësisht topin.
Nga të gjitha takimet e Bajern që kam parë këtë sezon, nuk kam parë asnjë skuadër që të ishte kaq në vështirësi sa Lacio. Futbolli italian në vështirësi? Kjo ndeshje më bën të reflektoj”, u shpreh Kapelo. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.
po me mbrojtjen koti si pinokio dhe me plakun reina qe don 2 ore te ngrihet ne kembe kur bien ne toke inzagi eshte nje cope idioti ;;perse se morri kumbullen apo si don albanezet ; mire ti behet kur don te beje formacionin me hile ;e pame ci beri lukaku i masakroi dhe prapa sven mend igli dueht ta haqi kete tyc ;;