Kampionati U-21/ Bylisi i papërmbajtshëm, mund Dinamon dhe rrëmben kreun, fiton Apolonia ndaj cërrikasve

Janë luajtur sot dy ndeshje mjaft interesante në kampionatin U-21, java e 13-të. Ajo që bie në sy është fitorja e skuadrës së Bylisit që drejtohet nga Bekim Kuli, që njëkohësisht është edhe zëvendës-trajner në skuadrën e parë. Mallakastriotët janë një skuadër vërtetë e frikshme në këtë kampionat, madje kanë shumë talente në gjirin e tyre.

0-3 kanë fituar mallakastriotët në ndeshjen e luajtur në Pezë-helmes dhe golat janë shënuar, nga Qardaku që ka realizuar dopietë, si dhe nga Spahiu. Bylisi është në krye dhe synon që të mbajë kreun deri në fund.

Ndërkohë që sot ka luajtur edhe Apolonia në fushën e vet, teksa ka mundur me rezultatin 4-1 ekipin e Turbinës së Cërrikut. Duhet theksuar se ekipet në këtë kampionat, po u japin hapësira edhe lojtarëve të ekipeve të para, siç edhe parashikon rregullorja.

Pas javës së 13-të, renditja në kampionatin U-21 është si më poshtë…

Kampionati U-21/Java e 13

Dinamo-Bylis 0-3

Apolonia-Turbina 4-1

E.S./Vipsport.al/