Juventus kërkon të shmangë operacionin e Artur, bardhezinjtë punë intensive me brazilianin

Prej datës gjashtë shkurt, Artur Melo mungon në mesfushën e Juventusit dhe duket sikur gjërat për bardhezinjtë në atë repart nuk po shkojnë mirë. Braziliani është i vetmi në ekip që mund të luaj në rolin e organizatorit me garanci, ndryshe nga Rabio dhe Bentakur.

Megjithatë, Artur është ende në vështirësi fizike, ndërsa te Juventus po bëjnë maksimumin me terapi të ndryshme që lojtari të shmangë ndërhyrjen kirurgjikale. Në fakt, te torinezët janë optimistë dhe e presin që Artur të rikthehet për në ndeshjen ndaj Portos, ku të besuarit e trajnerit Andrea Pirlo, duhet të përmbysin humbjen 2-1.

Mbetet për t’u parë, pasi vetëm koha do ta përcaktojë se si do të shkojë gjendja e Artur, i cili nëse operohet atëherë këtë sezon mund ta konsiderojë të mbyllur. /VipSport.al/