Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Josa: Nuk jam dakord si u la goli, Partizani u vendos mirë në fushë

Mirel Josa, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes kundër Partizanit u shpreh te emisioni “gol pas goli” se: “Goli nuk është problematika që do të diskutoj, do të flas për ndeshjen e pastaj edhe për këtë të golit. Por edhe mua nuk më la shije aspak, diskutova pak me Ilirin sa i përket lënies së golit, se nuk ka problem “fair-play”, nëse ai nuk do të gjuante, a të gjuante jashtë, nuk do të ishte problem. U diskutua që sikur ndeshja të kishte edhe më shumë minuta e të ndodhte diçka, çfarë do të thoshim? Nuk jam dakord me mënyrën se si u lëshua goli”.

“Partizani ishte më i vendosur në fushë, e filloi lojën mirë, korrigjuam lojën tonë sidomos pas 15 minutave të parë. U munduam të shkonim shumë shpejt në sulm kur fitonim topin nga mbrojtja jonë apo me pasime të gjata. Nuk ishim të qartë kur qendrat zotëronin topin. Partizani ishte më i ngjeshur në qendër, pasi përveç qendërmbrojtësve vendosi edhe Brojën para.”

“Limaj është lojtar cilësor kur zotërojmë topin. Kemi bërë zgjidhje me lojtarë të tjerë që janë më të fortë për luftën sportive apo kundërsulmin në mesfushë. Unë personalisht e kam përdorur si gjysëm krah, por sot bëmë zgjidhje tjetër me Gashin”, – tha trajneri Josa pas ndeshjes me Partizanin.

/Vipspot.al/