Josa: E vlerësoj mënyrën si po luan Teuta, normal që Kupa e Shqipërisë është objektiv

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa shprehet se ekipi i tij duhet të evitojë oshilacionet, ndërsa shton se Teutën me të cilën ka ndeshjen e radhës në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë, e vlerëson shumë për mënyrën si po luan deri tani. Në prononcimin për RTSH Sport, Josa thekson se atmosfera në ekip është e mirë dhe se lojtarët janë të impenjuar.

Ndeshja me Teutën- “Secila skuadër ka synimet e veta, Teuta pretendon për më lart, por edhe ne pretendojmë për më lart. Ne vijmë me oshilacione nga ndeshja në ndeshje, këtë duhet ta evitojmë. Teuta është skuadër serioze, si ne e ndërtuar për të fituar. Ka pasur stabilitet më të mirë gjatë kampionatit, është e fortë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në fillim të kampionatit dhe e vlerësoj për mënyrën si po luan deri tani”.

Atmosfera brenda grupit- “Atmosfera është e mirë se djemtë janë shumë të impenjuar. Kjo duket edhe pas rezultateve negative edhe pas atyre pozitive. Thjesht, duhet të gjejmë stabilitetin tone të cilën se kemi gjetur akoma”.

Kupa si objektiv- “Objektiv normal që është Kupa e Shqipërisë, është objektivi që kam gjetur qëkur kam nisur punë. Kjo është java e pestë që drejtoj skuadrën. Kampionati ishte larg edhe më përpara. Varet se si do të shkojë që të mos flasim me gjuhë tjetër më vonë. Ne do të shohim ndeshjen e radhës me Teutën, e cila na ka rënë edhe në short për Kupën e Shqipërisë”, u shpreh Josa. /VipSport.al/