Josa: Barazimi nuk na kënaq, por edhe mund të mundeshim, ja ku po vuan Kukësi

Barazimi në Durrës nuk e ka kënaqur trajnerin e Kukësit, Mirel Josa, që pas ndeshjes në një prononcim në “gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar se: “Normalisht do ta ndajmë mënyrën e lojës në dy fraksione, Teuta për mendimimn tim u përshtat më mirë me terrenin për mënyrnë se si doli para, bëri presion duke mos i lejuar lojtarët tanë të luanin topin. Bëmë sulme shumë sporadike në pjesën e parë, mund të kemi dalë 3-4 herë para. U shënua me penallti goli dhe në pjesnë e dytë e ndryshuam lojën komplet. Më vjen keq që golin e dytë të Bregut e pësuam nga naiviteti i mbrojtjes sonë. Nuk ka mundësi që me një pas 40 metra te shkosh në dyluftim me Grudën e të mos fitosh topin, pastaj u hap loja, ne luajtëm e ndryshuam lojë, që në 10 minutat e parë të pjesës duke futur sulmues.”

“Nëse do të ishim pak më bashkëpunues, me rastin e Ibraimit mund ta fitonim lojën, por edhe ta humbnim me shtyllën e Teutës, Ishte barazim i merituar. Nuk kishsim ardhur për barazim, se ai nuk i bën mirë asnjërës prej skuadrave, por skuadra duhet të kuptojë që edhe sulmet në momente të vështira duhet t’i bëjë me logjikë e jo nxitim. Ky është problemi ynë më i madh.”

“I kërkova skuadrës që të luante me logjikë dhe mënyra se si dolëm me 4-4-2, dy mesfushorët e qendrës punuan mirë. Duhej të ishim më të qetë përpara, se Eze është finalizues dhe e dimë se kontaktin me topin nuk e ka të mirë”.

“Të them të drejtën nuk kisha besim fare te Eze te penalltia. Por Ibraimi duke pasur parasysh se është i dëmtuar, u mor vesh me Eze dhe goditi Eze. Kaq.”

“Siç e patë edhe ju fillimisht luajtëm me 1 lojtar para dhe normalisht unë lojën e një sulmuesi nuk e mar në veçanti, por për cilësitë që ka ai dhe si duhet t’i shërbejmë. Skuadra që nuk ka sulmues të mirë, që nuk kanë kontakt me topin, nuk mund të ndërtojë taktikisht. Ibraimi mund të hapë në të dy pozicionet, por ne i futëm një ndihmë në lojë”.

“Për ndeshjen e ardhshme do të flasim sepse siç e mora vesh tani edhe Ibraimi nuk luan për arsye kartonësh ndaj do të shohim e bëjmë më të mirën”, – tha trajneri Mirel Josa pas ndeshjes.

/Vipsport.al/