Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Jo vetëm Hamdi Salihi, në Patos i grisin kartonin gjyqtarit, nuk i dha penallti dhe u nxori katër të kuqe!

Pak vite më parë, Hamdi Salihi, lojtari i dalluar shkodran në një finale titulli në Kukës, mes vendasve dhe Skënderbeut, i revoltuar për padrejtësitë që i bëheshin skuadrës së tij, i ka grisur kartonin e kuq gjyqtarit Enea Jorgji….Por, pak vite më vonë, historia përsëitet, në Patos, në Kategorinë e Dytë…

Albpetroli vendas humbi me Maliqin 0-1, teksa në fushë ka pasur tension, të shara dhe kartonë të kuq. Ndeshja ka nisur më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh me Kamen në të 34 minutë.

Pjesa e dytë do luhej me grintë nga dy ekipet, ndërsa në të 75-tën minutë, vendasit do pretendonin një 11-metërsh që për gjyqtarin Spahiu nuk ishte. Kaq ka mjaftuar që situata në fushë të acarohej, me gjyqtarin që ka ndëshkuar me kartona të kuq tre futbollistë dhe trajnerin Dushi të vendasve.

Ndërsa Muhametaj i ka grisur edhe kartonin gjyqtarit, që nuk ka kursyer kartonët që në filim të ndeshjes për patosaraklët, ndërsa për Maliqin ka pasur vetëm, dy kartonë të verdhë…

/Vipsport.al/