Ish-mbrojtësi i Barcelonës rrëfen: Më hodhën fajin për humbjen me Juventus, në stol më lanë vetëm

Atmosfera te Barcelona në këto vitet e fundit ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u përkeqësuar. Këtë e kanë faktuar futbollistët që kanë qenë aty si Dani Alvesh, Suarez dhe tashmë Zheremi Matjë.

Mbrojtësi francez që ishte pjesë e katalanasve nga viti 2014 deri në vitin 2017, rrëfen se në kohën kur u ndeshen me Juventus dhe u mposhtën 3-0 me golat e Dibala dhe Kielini, fajin në stafin teknik ia vunë të gjithin atij. Matjë shprehet se u zëvendësua pas 45 minutave të para dhe në stol ndihej vetëm, pa mbështetje.

“Viti i fundit (2017) te Barcelona ishte shkatërrues , në veçanti më hodhën përsipër të gjithë fajin për humbjen ndaj Juventusit. U zëvendësova në pas pjesës së parë, në stol ndjehesha vetëm. Askush nuk më mbështeti”, u shpreh Matjë. /VipSport.al