Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ish-mbrojtësi i Atletiko: Simeone nuk ka zemër, ndeshjet më të mira kundër Mesit. Ai nuk ankohej

Felipe Luis ka qenë një nga futbollistët ms të rendësishëm për Atletiko Madrid në këto sezonet e fundit. Mbrojtësi anësor kishte besimin e trajnerit Diego Simeone, për të cilin ka folur shumë së fundmi. Braziliani thekson se me Simeonen nuk kishte asnjëherë një seancë stërvitore të lehtë, ndërsa ndër të tjera, Felipe Luis shton se ndeshjet më të mura i ka bërë kundër Mesit.

“Simeone merrte më të mirën time, ai njihte çdo centimetër të trurit tim. Por, nuk është e lehtë të luash për Simeonen, ai nuk ka zemër. Ai merr çdo vendim vetëm për të fituar. Kur e mori ekipin në vitin 2011, skuadra ishte katër pikë nga zona e rënies dhe po atë sezon e shpalli kampione në Europa League. E ktheu Atletikon në monstër, në stërvitje nuk ka shaka. Wshtë një arritje e madhe, unë isha një mbrojtës që i mungonte besimi në dhjetor, ndersa në janar me Simeonen isha më i miri.

Messi? Një ditë do të doja ta pyesja si ishte të luante kundër meje. Kur luaja kundër tij, e merrja si ndeshjen më të rëndësishme. Ishte lojtari më i mirë që kisha parë, ai ka një gjë që improvizon shumë. Mesi nuk e di si do të driblojë kur merr topin, por sheh mbrojtësin dhe më pas vepron. Kështu, mundohesha të mos e lejoja të merrte topin, por më pas kishim duele të forta. Ai nuk kërkonte faulle. Mendoj se ai pëlqente ato ndërhyrje”, u shpreh Felipe Luis. /VipSport.al/