Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ish-futbollisti argjentinas: Mbape dhe Haland do të shënjojnë dekadën, por jo si Mesi-Ronaldo

Në javën e kaluar të Ligës së Kampionëve ato që shkëlqyen më së shumti ishin Kilian Mbape dhe Erling Haland. Dy talentet e së tashmes dhe të ardhmes, shihen si pasuesit e duelit Mesi-Ronaldo. Këtë mendim ka edhe një ish-futbollist si Horge Valdano, mirëpo argjentinasi thekson se dyshja e re nuk do të kenë impaktin e “pleshtit” dhe CR7.

“Nuk flasim dot për të njëjtat statura, por për të rinj që po impenjohen dhe që do të shënjojnë një dekadë, por jo me impaktin e Mesit dhe Ronaldos. Nuk mendoj që futbolli mund të rigjenerojë talente si Mesi dhe Ronaldo në kaq pak kohë.

Nga Pele te Maradona kaluan 25 vite, nga Maradona te Mesi edhe 25 vite të tjera. Do të duhet edhe pak kohë për të gjykuar Mbape dhe Haland. Mbape bëri një ndeshje të jashtëzakonshme me Barcelonën, por me Monakon në kampionat nuk preku topin. Për këtë them që para se t’i japim një status lojtarëve duhet të shohim udhëtimin”, u shpreh Valdano. /VipSport.al/