Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Ish-drejtori i Tiranës, Laçi: Ky sezon i mbyllur, ndoshta edhe për Europën. Merkato e gabuar

Ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, mendon se sezoni i Tiranës sa i përket pretendimeve për titullin kampioë, është i mbyllur dhe bardheblutë do të kenë vështirësi edhe për t’iu afruar Europës. Duke folur në “Sport News Plus”, ai tregoi se si e shihte situatën ku ai ishte drejtues deri në fillimin e këtij edicioni.

“Sezoni i Tiranës mund të konsiderohet i mbyllur se skuadra është projektuar për të fituar titullin. I shoh jashtë Europës, jam i vërtetë me situatën sa i përket pikëve, trendit që ka dhe përbërjen. Tani është momenti të mbyllen llogaritë për të ardhmen e këtë sezon. Sigurisht të mos dorëzohen se kanë ende mundësi, ndoshta të shpresojnë te moslicencimi i ndonjë skuadre më sipër.

Nuk duhet të dorëzohen, të bëjnë llogaritë për vitin e ardhshëm, të rregullojnë disa gjëra brenda në klub dhe të piketojnë për një skuadër dinjitoze për sezonin e ardhshëm se këtë ekip e shoh të dorëzuar për titullin e për Europën.

Jam munduar që me diplomaci të ruaj linjë argumenti më të butë, por është momenti që disa gjëra të thuhen në raport me të vërtetat në fillim të sezonit apo Kupat e Europës, mënyra si u paraqit skuadra e merkato e janairt që për mendimin itm ishte e gabuar”, tha Laçi. /vipsport.al/