IPKO Superliga/ Ndalet Ballkani dhe përfiton Prishtina, triumf për Trepça 89

Në ditën e sotme të IPKO Superliga në Kosovë, Prishtina ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Dritën. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me anë të Bekteshit në minutën e 17, ndërsa në vazhdim ditën të menaxhonin më së miri takimin. Madje, puna iu lehtësua prishtinalinjve në momentin kur miqtë ngelën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Onokas në minutën e 61.

Kështu, në minutën e 88, Bardhoku realizoi edhe golin e dytë për të mbyllur përfundimisht llogaritë e takimit. Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 41 pikëve dhe mban vendin e tretë, katër pikë larg kryesuesve të Ballkanit. Sakaq, Drita mbetet në vendin e dytë me 44 pikë.

Ndërkohë, pikërisht, kryesuesit e Ballkanit ngecën në transfertë teksa u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Gjilanit. Në fakt, të besuarit e trajnerit Shkëmbi po fitonin pas golit të realizuar nga Zeka në minutën e 76, por pas vetëm tre minutash u ndëshkuan nga Nikaç. Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Ballkani duhet të kënaqet me një pikë, teksa është në vendin e parë me 45 pikë, ndërsa Gjilani mban vendin e katërt në renditje me 31 pikë.

Ndërkaq, Trepçe 89 ka marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Llapit. Golin vendimtar për vendasit e realizoi Daruish në minutën e 44, teksa tashmë Trepçja është në vendin e shtatë me 23 pikë, ndërsa Llapi mbetet në vendin e pestë me 28 pikë. /VipSport.al/

Ndeshjet:

Prishtina-Drita 2-0

Gjilani-Ballkani 1-1

Trepçe 89-Llapi 1-0