IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria

Në ndeshjet e sotme të IPKO Superliga në Kosovë, vëmendjen e merr triumfi i Drenicës në transfertë ndaj Feronikelit me rezultatin 1-3. Drenica e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli kaloi e para në avantazh me anë të Ukës në minutën e 18 .

Mirëpo, Feronikeli i Klodian Duros reagoi në minutën e 39 dhe barazoi me anë të Simonovskit. Megjithatë, fundi i pjesës së parë do të sillte të tjera emocione duke qenë se Frashëri kaloi sërish në avantazh Drenicën, ndërsa vendasit mbetën me 10 veta pas daljes me karton të kuq nga Bojku. Në avantazh të një goli dhe në avantazh numerik, Drenica menaxhoi mirë ndeshjen dhe në minutën e 80 realizuan golin e tretë për të siguruar fitoren.

Pas këtij rezultati, Drenica mbetet e parafundit me 23 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Feronikeli është në vendin e shtatë me 24 pikë. Në ndeshjen tjetër, Arbëria nuk pati vështirësi ndaj Besës në transfertë duke fituar me rezultatin e pastër 0-3. Kështu, Besa mbetet e fundit në renditje me shtatë pikë, ndërsa Arbëria është në vendin e gjashtë me 25 pikë. /VipSport.al/

Ndeshjet:

Feronikeli-Drenica 1-3

Besa- Arbëria 0-3