

Lacio, ka një provë të madha përpara teksa në mbrëmjen e nesërme luan ndaj Bajern Mybih për llogari të raundit të 1/8-tave në Ligën e Kampionëve. Bardhekaltërit sfidojnë kampionët në fuqi të kompeticionit, ndërsa trajneri Simone Inzagi në konferencë për shtyp, thekson se për ta kjo është është kurorëzimi i pesë viteve punë, ndërsa shton se nuk po merret me pikat e dobëta të gjermanëve, por po punon te pikat e forta që ka skuadra e tij.
“Është bukur, është kurorëzimi i pesë viteve punë së bashku me një grup të mrekullueshëm. Do të provojmë ta luajmë në mënyrën e duhur dhe me përulësinë e zakonshme.
Bajern sapo është bërë kampion i Botës, në dy ndeshjet e fundit të kampionatit ka bërë një barazim dhe një humbje. Por, para kësaj kishte bërë pesë fitore radhazi. Më shumë se sa pikat e dobëta të Bajern, unë po punoj te pikat e forta të skuadrës sime”, u shpreh Inzagi. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
me plakun reina do te hani 5 patate ;;;