

Agim Ibraimi e ka cilësuar një barazim të merituar atë mes skuadrës së Kukësit dhe Teutës. Sulmuesi i verilindorëve ka treguar për “SuperSport” pas sfidës se ekipi kishte bërë mirë, sidomos kur në fushë kishte pasur një tjetër sulmues si Eze që ta ndihmonte.
“Fillimisht desha të uroj ekipin për ndeshjen, shpirtin luftarak. Mendoj se ishte ndeshje e fortë nga ne dhe Teuta, ndaj janë pretendentë për të dalë kampionë. Në pjesën e parë kemi kërkuar balancë e të kemi ekuilibër. Por në të dytën me ndihmën e Eze, ai është më i fortë se unë në qendër në ajër, ndaj pata më shumë ndihmë nga ai.
Kartoni i verdhë? Desha t’i kërkoj ndjesë trajnerit e lojtarëve se ishte rast i papëlqyeshëm nga ana ime, ishte eufori dhe desha të merrnim këtë pikë…
Nuk them se kam pasur ndonjë karrierë uou, por tani luajmë këtu. Duhet të ngremë sa më lart atë kampionat ku jemi, ku hamë bukë. Duhet që kjo ligë të bëhet ndër më të mirat në rajon.
Goditjet standarte i kemi ushtruar dhe jemi munduar që të gjejmë pikën e dobët të Teutë., Te penalltia kam qenë i dëmtuar, kam pasur dëshirë të ndihmoj ekipin, ndaj ia lashë Eze se ishte më i freskët sa hyri në ndeshje.
Unë pozicionin natyral e kam mesfushor organizator, kur kam ndihmën e sulmuesit është më e lehtë, përfitoj nga lëvizje që nuk i presin mbrojtësit. Kur ka sulmues tjetër është më e lehtë. U munduam të qetëosjmë ndeshjen në pjesën e parë se e denim që Teuta do të bënte presing të lartë. U mudnuam të vinim një lojtar më shumë në mesfushë”, tha ndër të tjera Ibraimi. /vipsport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment