I kuqi kundër me Realin, trajneri i Atalantës: Kjo është vetëvrasje e futbollit, nuk flas se më përjashton UEFA

Xhian Piero Gasperini ka qenë shumë i acaruar gjatë dhe pas ndeshjes që Atalanta humbi përballë Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Sipas trajnerit të skuadrës italiane, sfida ishte ndikuar në mënyrë negative nga gjyqtari i cili ndëshkoi me të kuq Frojler, pa marrë në shqyrtim as pamjet filmike.

“Po tentohet që të hiqet çdo lloj kontakti nga loja, Kjo është vetëvrasja e futbollit. Kam marrë një skualifikim gjigand, nuk them më asgjë përndryshe UEFA më përjashton për dy muaj, por kjo është vetëvrasje e futbollit. Nuk mund të kemi gjyqtarë të cilët nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes një faulli dhe një përplasje. Flitet se sa zgjat kontakti, apo një tërheqje. Nëse nuk e kuptojnë këtë, atëherë të bëjnë një zanat tjetër, nuk është shkenca e raketave, nuk është nevoja të jesh inxhinier i NASA për të kuptuar këto gjëra. Gjyqtarët janë një komponent shumë i rëndësishëm, pastaj kanë edhe ndihmë nga pamjet televizive, Kanë gjithçka, por edhe para pamjeve nuk ia dalin. Kjo vlen edhe për kampionatin tonë. Sot u luajt më shumë, në kampionatin tonë bëhen 100 faulle”, deklaroi ai.

E megjithëse ekipi i tij u mund, Gasperini është i bindur se Atalanta do të provojë të thotë fjalën e vet në ndeshjen e kthimit. “Jemi në pozitat më të mira të mundshme, na mjafton që të fitojmë ndeshjen tjetër, nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër”, tha Gasperini pas sfidës. /vipsport.al/