

Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit, pas fitores kundër Kukësit ka deklaruar se ekipi bëri gjithçka mirë në momentin që vendosi të linte golin për verilindorët. Ai theksoi se kjo ishte një shenjë e fair play që duhej të shfaqej edhe në stadium të tjera.
“Ishte dinamikë e lojës, nuk e vura re se çfarë ndodhi. Tani që e pashë mbrapa, mendoj se bëmë gjënë e duhur, folëm bashkë e ishte Fair Play që të mos kishte diskutime. Lamë golin e vazhduam minutat që kishin mbetur. Për mua është gjë e mirë që ka Fair Play, jo vetëm nga ne, por në të gjithë kampionatin në ndeshje të tjera.
Kukësi është rival i drejtpërdrejtë. Fitorja është e rëndësishme se morëm fitore e ndalëm një rival të drejtpërdrejtë. Padiskutim e mirë është edhe ndalesa e Vllaznisë sot, kjo na jep besim për të vazhduar para se ka ndeshje të vështira.
Nuk besoj se duhet anulluar një gol i tillë se nuk ka si anullohet. Të ishte ndeshja për kampion? Nuk e menduam gjatë këtë pjesë nëse do të fitonim apo jo, fakti që rezultati ishte 2-0 e menduam ta linim në atë mënryë. Po të shohim në internet ka plor ndeshje që ndodhin raste të tilla”, tha Hoxha. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment