Hidi: Me Apoloninë si ndeshje radhe, jo si finale. Kam besim te forca e grupit

Kastrioti vjen nga dy humbje radhazi, megjithatë në ndeshjen e radhës krutanët kanë mundësi të rikuperojnë teksa luajnë ndaj Apolonisë. Megjithatë, te Kastrioti nuk kërkojnë ta përjetojnë si një finale, teksa portieri, Isli Hidi thekson për RTSH Sport se ka besim te forca e grupit, ndërsa shton se do të marrin një fitore karakteri. Ndër të tjera, Hidi u shpreh se nëse marrin fitore ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut në ndeshjet e radhës, atëherë do të hidhnin një hap të sigurt për qëndrimin në Superiore që është edhe objektivi i klubit.

“Nuk është se kemi luajtur të gjitha ndeshjet në maksimum, kemi pasur oshilacione. Kemi pasur një pjesë të parë shumë të mirë me Partizanin dhe pjesën e dytë me Laçin e kemi dominuar totalisht. Besoj që ekipi e ka formën e duhur për të dhënë maksimumin në ndeshjet e ardhshme, tashmë do t’ia lejmë historisë dhe do të jemi të fokusuar te ndeshja e radhës me Apoloninë”.

Apolonia- “Normalisht, besoj te ekipi se ka shprehur dëshirën për të fituar dhe luftuar. Besoj që ndeshjen me Apoloninë do ta vlerësojmë si ndeshjen e radhës dhe jo si finale. Pavarësisht vlerave që ka ekipi i Apolonisë që duhet ta vleërësojmë maksimalisht dhe të kemi kujdes, besoj do të japim më të mirën. Kam besimin te grupi që forca, karakteri të na japë një fitore”.

Më pas vjen Skënderbeu- “Do të bëjmë edhe një llogari, nëse fitojmë dy ndeshjet do të bëjmë një hap të sigurt për qëndrimin në kategori, që është edhe arritja e klubit për këtë sezon”, u shpreh Hidi. /VipSport.al/