

Kriza e Vllaznisë që është ndalur në vendnumëro, duket se ka zgjuar përsëri interesin e Kukësit për të synuar titullin kampion. Edhe pse verilindorët nuk e përmendin, zëvendëstrajneri Rrahman Hallaçi theksoi në “Sport Neës Plus” se objektivi për momentin ishte të arrihej sa më parë vendi i dytë e pastaj të shihej nëse mund shkohej më lart.
“Duke parë se si erdhi ndeshja, edhe një pikë mirë ishte për ne. Ishim përgatitur për ta fituar se duam të jemi afër kreut, objektivi është për të shkuar në Europë e pse jo për lart. Për momentin nuk e them fjalën kampion se duhet të shkojmë afër vendit të parë e të shohim gjërat ndryshe. Janë 11 pikë, unë për atë ide jam, të shkojmë në vend të dytë një herë e pastaj gjërat të jenë ndryshe.
Nuk e filluam mirë ndeshjen, patëm dy moment e Teuta pastaj na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë kanë ndryshuar gjërat për ne, ndryshuam modul, mund ta fitonim por edhe ta humbnim se në fund ishte dramatike. Por një pikë është e mirë, duhet të kthehemi te fitorja se nuk pret koha më”, tha Hallaçi. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment