Guardiola i bie shkurt: Sekreti i sukseseve tona? Kemi shumë para!

Pep Guardiola dhe Mançester Siti morën fitoren e radhës në mbrëmjen e djeshme teksa mposhtën 0-2, Borusia Mynçengladbah në Ligën e Kampionëve. Ky ishte triumfi i 19 radhazi për qytetarët, të cilët në këtë sezon duken të pandalshëm. Pas ndeshjes, i pyetur për suksesin e ekipit, trajneri Pep Guardiola, u përgjigj në mënyrë direkte duke thënë se klubi ka shumë para.

“Ne kemi shumë para, për të blerë lojtarë të mrekullueshëm. Është e vërtetë, pa lojtarë me kualitet ne nuk mund t’ia dalim. Lojtarët që kemi janë fantastic dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ata luajnë çdo ndeshje dhe mendojnë vetëm për të fituar në atë ndeshje.

E shijuam kundër Gladbah, tashmë vëmendja është te Uest Hem. Njerëzit flasin për ndeshjen e kthimit, por ajo luhet pas tre javësh, kështu që objektivi i radhës është Uest Hem. Vetëm për këtë jam i shqetësuar”, u shpreh Guardiola. /VipSport.al/