Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet

Kombëtarja U19 ka qenë për herë të parë e grumbulluar nga trajneri Armando Cungu. Një grumbullim treditor për të parë gjendjen e futbollistëve dhe për të spikatur talentet. Ndërkohë, për të treguar më shumë rreth grumbullimit, për fshf.org kanë folur dy talente, një i Vllaznisë, Flori Spahija dhe një tjetër, Fabian Shahaj, që vjen nga Holanda ku është pjesë e Den Hag.

Flori Spahija- “Ndihem shumë mirë. Nuk është hera ime e parë, është hera e dytë ose e treta. Grupi po gëzon një gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Me trajnerin e ri jemi ambientuar shumë shpejt. Mendoj se me këtë brez që jemi ne, prurjet do të jenë të vazhdueshme dhe do të kemi një brez shumë të mirë. Synoj të luaj me ndonjë nga ekipet më të mira të Europës. Për këtë po stërvitemi fundja”.

Fabian Shahaj- “Ndihem shumë mirë. Nuk është hera ime e parë, është hera e dytë ose e treta. Grupi po gëzon një gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Me trajnerin e ri jemi ambientuar shumë shpejt. Mendoj se me këtë brez që jemi ne, prurjet do të jenë të vazhdueshme dhe do të kemi një brez shumë të mirë. Synoj të luaj me ndonjë nga ekipet më të mira të Europës. Për këtë po stërvitemi fundja”. /VipSport.al/