

Mjaft i zhgënjyer ka qenë pas ndeshjes së humbur në fushën e vet me Egnatian, trajneri i skuadrës së Lushnjës, Ilir Gjyla. Madje nuk kursen aspak kritikat për lojtarët e tij, duke kërcënuar se nëse vijojnë kështu do të luaj me të rinjtë…
Ja çfarë ka deklaruar trajneri iu mienëjohur lagunar pas disfatës me Egnatian. “Ishte një ndeshje jo vetëm për t’u harruar, por një lojë për turp. Nëse futbollistët nuk kanë turp, kemi ne si staf. U kërkuam të jenë të përqendruar, por vetëm të tillë nuk u panë në fushë.”
“Nuk vraponin e as u bënë me djersë, përtej temperaturave të ditës. Nuk ka lidhje, nuk është ndeshje e lënë. Ashtu si luanin futbollistët, mund të luaj edhe unë. Kemi marrë disa futbollistë edhe nga rrethet, nuk ua vë fajin atyre absolutisht. Unë jam pjesë e skuadrës edhe vetë, por nuk i kemi marrë vetëm për të marrë lekët. O burra se në Lushnjë jepen lekët dhe të vijnë e të tallen në fushën e lojës. Të përqendrohen mirë, se kështu luaj edhe me të rinjtë unë dhe nuk e kam problem fare”, – tha trajneri Ilir Gjyla pas ndeshjes me rrogozhinasit kryesues.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment