Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Gjoka: Burreli do të tentojë kreun, kjo skuadër e ndërtuar për t’u ngjitur!

Klevis Gjoka në një lidhje me emisionin “E hëna sportive” në “Rtsh”, të moderatorit Alban Hasani, me statusin e drejtorit teknik tregon situatën te Burreli dhe synimet: “Burreli është me meritë deri këtu, është investuar shumë, është punuar me detaje, duke filluar që nga stafi, ndërtimi i skuadrës me lojtarë cilësorë dhe normalisht këtu jemi me meritë, me shpresën për të synuar edhe më shumë”, – tha Gjoka fillimisht.

Më pas, zyrtari i klubit matjan, foli edhe për infrastrukturën dhe terrenet teksa shtoi: “Kemi menduar edhe për infrastrukturën, për ekipin e parë, por edhe për moshat. Jo vetëm stadium, por edhe anekset, ne kemi menduar që të kemi edhe ekipet zinxhirë, madje të shtojmë numrin e të rinjve që të bëhen pjesë e ekipeve ton të moshave, që në një të ardhme të afërt t’i vljenë edhe ekipoit të parë”.

Klevis Gjoka, në fund foli për rivalitetin dhe konkurrencën për ngjitjen në elitë: “Gara është e fortë, ka rivalitet, janë katër ekip. Nuk mund të bëjmë llogarik sepse ishte Erzeni ai që shkoi dhe mundi Dinamon e vendit të parë. Edhe vendin e dytë duam ta mbajmë, por ne synojmë të parin”, – tha Klevsi Gjoka në fund.

E.Saliu/Vipsport.al/