

Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës në këto dy sezone, e tashmë që bergamaskët kanë dy ndeshje të rëndësishme për fatet e sezonit, fillimisht ndaj Napolit, e më pas në Champions ndaj Real Madrid, kanë nevojë për kontributin e mbrojtësit të kombëtares. Vetë Gjimshiti, së fundmi ka folur për ndeshjet e radhës ndaj Napolit dhe Real, teksa thekson se madrilenët i kanë parë vetëm nga TV.
“Napoli luan një futboll shumë të mirë, gjithnjë përpara, por ne i njohim mirë edhe forcat tona. I kemi vendosur në vështirësi në dy ndeshjet e Kupës së Italisë. Por, duhet të kujtojmë se në ndeshjen e parë humbëm dhe ata na vendosën në vështirësi.
Real Madrid? Janë të gjithë lojtarë me nivel maksimal, ishim mësuar t’i shihnim nga TV dhe të mësonim prej tyre, ndërsa tashmë do të përballemi me ta”, u shpreh Gjimshiti. /VipSport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment