Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Gjici për golin e falur: Nuk e duam atë lloj korrigjimi. Ndeshja mund të dilte barazim

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, mendon se ndeshja e sotme ndaj Partizanit duhej të kishte përfunduar në barazim. Në fjalët e tij për RTSH, ai deklaroi se skuadra e meritonte të paktën një pikë, ndërsa nuk i kishte pëlqyer edhe aq shumë gjesti në fund kur të kuqtë i dhuruan një gol skuadrës verilindore.

“Ndeshja mund të dilte barazim, loja u bë për barazim, episodet vendosën ndeshjen, Duhet që ekipi të marre veten si duhet se ka probleme. Barazimi ishte më i drejtë, episodet e vendosën.

Paduyshim që arbitri duhej të kishte ndërprerë ndeshjen se lojtarët kanë qenë fair play gjatë gjithë kohës. Pastaj e korrigjuan, por ne nuk e duam atë lloj korrigjimi”, tha Gjici. /vipsport.al/