Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Frikë nga COVID-19, Bajerni u anullon lojtarëve edhe blerjet në dyqan

Bajern Mynih nuk po kalon një periudhë të lumtur në këtë pjesë të sezonit për shak të eliminimit nga Kupa dhe ndeshjeve pa fitore radhazi të cilat kanë vënë në dyshime edhe vijimësinë e sezonit. Bavarezët fajësojnë për shumë arsye infektimet e lojtarëve kyç me COVIV-19 në këtë pikw tw sezonit e për këtë arsye, kanë ashpërsuar masat që të evitojnë rritjen e rasteve.

Bavarezët i janë frikësuar njw karantinimi të mundshëm tw të gjithë ekipit e për këtë arsye, prej disa ditwsh kanë nisur njw regjim të ri me rregulla strikte që nuk duhen thyer nga askush. Lojtarëve nuk u lejohet më të bëjnë personalisht blerje në dyqan, edhe duke mbajtur maskat më të sigurta. Për më tepër, për dy javët në vijim, lojtarët e kanë me detyrim që të karantinohen në shtëpitë e tyre, duke udhëtuar vetëm në vendet ku kanë familjarët e afërt apo partneret, si dhe qendrën stërvitore të klubit.

Përtej kësaj, klubi ka anulluar çdo lloj evenimenti me mediat apo sponsorët për të paktën edhe dy javw tw tjera. Lojtarëve gjithashtu u është kwrkuar që të vijnw të bëjnë teste vazhdimisht, jo vetëm ato të Ligës së Futbollit apo UEFA-s. Gjithçka për faktin se autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se janë gati të karantinojnë të gjithë ekipin nëse ndonjw lojtar tjetër do të rezultojë pozitiv në ditët në vijim pasi qartësisht që te Bajerni nuk po merren seriozisht rreguilat kundër COVID-19. /vipsport.al/