

Andrea Pirlo ka dhënë gjithmonë përshtypjen e një personi që nuk nervozohet kollaj dhe përjeton çdo situatë me gjakftohtësi. Por trajneri i Juventusit duket se po ndjen presionin e detyrës te bardhezinjtë dhe sinjalet e para janë shfaqur pas ndeshjes së barazuar me Veronën, ku ekipi la përsëri pikë të rëndësishme rrugës në luftën për titull.
I ngacmuar në studio televizive për mënyrën se si kishte luajtur ekipi dhe formacionin që ai kishte përzgjedhur për këtë sfidë, Pirlo nuk e ka përmbajtur veten.
“Zgjedhja për të laujtur me tre mbrapa u diktua nga kërkesa, jo nga dëshira për të pare veten në vështirësi ndaj Veronës. Nëse shihni mungesat, nuk kisha zgjidhje të tjera, e kisha përshtatur Aleks Sandron si të tretë në qendër, më shumë se kaq nuk mund të shpiknim. Nëse të mungojnë katër mbrojtës, mbrojtësit e krahut dhe sulmuesit, më thoni pastaj çfarë kishte mbetur për t’u bërë më mirë. Duhet të shihni mirë ndeshjet para se të komentoni, nuk më duket se po e bëni mirë. Kieza e Bernardeski jashtë rolit? Kë do të kishit hedhur në fushë ju? Kieza është një lojtar krahu dhe ka luajtur shpesh në atë rol, Bernardeski ka luajtur gjithmonë në atë pozicon, ndoshta këta ishin të vetmit lojtarë që ishin në pozicionin e tyre”, ishte shpërthimi i trajnerit para kamerave në përfundim të sfidës. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment