Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dy gola në përmbysje, Cikalleshi vlerësohet maksimalisht në formacionin e javës në Turqi

Ishte fundjava e Sokol Cikalleshit kjo që lamë pas në Turqi. Sulmuesi i kombëtares, realizoi dy gola për Koniasporin në përmbysjen e madhe ndaj Jeni Malatiaspor, 2-3. Kavajasi shënoi në minutat 80 dhe 84 duke bërë që të shpërthente festa tek të tijtë.

Sigurisht, këto realizime morën vëmendje të madhe dhe Cikalleshi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në elitën turke. Por, kjo nuk është arritja e vetme, pasi në këtë formacion, shqiptari është edhe futbollisti i vlerësuar me notën më të lartë, 8.6.

Ndërkohë, ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Cikalleshin, teksa pas kësaj fitoreje Koniaspor renditet në vendin e 12 me 30 pikë. Sakaq, duke qenë se ndeshjet e kombëtares janë përpara, shpresohet që 30-vjeçari ta ruajë këtë formë edhe për trajnerin Edi Reja. /VipSport.al/