

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro nuk kërkon të ngutet me fjalën titull sa i përket ekipit të tij. I ftuar në emisionin Fair Play Duro thekson se te titulli nuk besonte Vllaznia që ishte 10 pikë para, ndaj Laçi që është ende në ndjekje të shkodranëve nuk mund të ketë garanci. Nga ana tjetër, tekniku paraljmëron edhe Kastritin për kujdes pasi sipas tij në dy ndeshjet e fundit krutanët kanë toleruar.
“Ta fitoj Laçi titullin kampion këtë vit? Po kur nuk besoi Vllaznia që ishte 10 pikë para te titulli, si të besojmë ne? Si mund të themi ne fjalë më shumë që po e ndjekim? Unë mendoj se do të jetë luftë e fortë shumë mes tre ekipeve, do të zgjasë deri në javët e fundit të kampionatit.
Kemi Partizanin që po merr rezultatet pozitive, por ka qenë gjatë gjithë kohës aty si pretendent. Kastrioti duhet të bëjë kujdes se ka toleruar. Duhet të mos harrojë se me dy humbje do rrezikohet shumë”, tha Duro. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment