Duka përjashton Rejën te Napoli: Euro 2020 vetëm në Angli është një mundësi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur së fundmi për Radio Kiss Kiss, teksa ka folur rreth mundësisë së shumëpërfolur që Edi Reja të vazhdonte drejtimin e kombëtares, por edhe të vihej në krye të Napolit në rast shkarkimi të Gatuzos. Duka e ka mohuar këtë alternativë, ndërsa sa i përket Europianit, shprehet se egziston mundësia që të zhvillohet vetëm në Angli dhe jo në vende të ndryshme.

“I kam dëgjuar këto zërat për Rejën te Napoli, por unë nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar asnjëherë dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e të bërit dy punë. Por e theksoj tani se është një alternativë për t’u përjashtuar. I kam dërguar mesazh urimi Gravinës për fitoren në zgjedhjet për President të Federatës Italiane të Futbollit. Bilnaci financiar i klubeve europiane po shkon keq, ka më pak sponsor dhe më pak publicitet. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, lojtarët po luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk kanë humbur shumë.

Spektatorët? Nuk varet nga UEFA, por nga autoritetet shëndetësore të çdo shteti. Në Angli kanë vendosur t’i lejojnë, shpresojmë që edhe në pjesën tjetër të Europës të bëhet kjo gjë. Shpresat janë që Europiani të bëhet me impiantet 50% të mbushura. Që Europiani të luhet vetëm në Angli është një mundësi. Ka ende edhe katër-pesë muaj të mbetur, të shohim nëse situata do të ndryshojë, përndryshe Anglia mbetet një mundësi”< u shpreh Duka. /Vipsport.al/