Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dueli Imobile-Levandovski, një ekspert i golit si Klose zgjedh më të mirin

Këtë të martë, Lacion e pret një sfidë e vërtetë në Champions League duke qenë se përballet me Bajern Mynih në Olimpico. Italianët do të provojnë të surprizojnë kampionët në fuqi, teksa arma e tyre më e fortë është Çiro Imobile. Por, sulmuesi i bardhekaltërve do të ketë një duel direkt me Levandovskin, teksa të dy janë të aftë të realizojnë nga çdo pozicion.

Ndërkohë, për të veçuar më të mirin është shprehur Miroslav Klose. Ish-sulmuesi i famshëm gjerman zgjedh polakun, duke qenë se atë e sheh çdo ditë në stërvitje.

“E shoh Levandovskin çdo ditë në stërvitje dhe mund ta gjykoj në një mënyrë më të plotë. Mendoj se ai është më i miri, është një qendërsulmues perfekt. Por, Imobile i meriton të gjithë golat që ka shënuar, lexon shumë mirë aksionet. Lëvzi shumë për të gjetur topin dhe i duhen pak mundësi për të të bërë dëm. Wshtë i zoti me të dyja këmbët dhe godet mirë me kokë”, u shpreh Klose. /VipSport.al/