Dridhen te Interi, Suning braktis zyrtarisht investimin dhe shkrin ekipin e futbollit në Kinë

Interi po shkëlqen në kampioantin Italian ku mban vendin e pare, por ndërkohë në klubin zikaltër jetojnë mes pasigurish të shumta për të ardhmen pasi sponsorët kinezë do të heqin dorë përfundimisht nga drejtimi i klubit zikaltër dhe aktiviteteve spsortive, duke u fokusuar vetëm te bizneset fitimprurëse. Hapi I parë ka qenë zyrtarizimi sot i largimit nga investimi te futbolli në Kinë.

Pak ditë më parë, Zhang Jindong, i cili është numri 1 i Suning, kishte deklaruar se nuk do të bëheshin më shpenzime për aktivitete të pavlera. Sporti është një prej tyre dhe Suning është tërhequr nga financimi i skuadrës së Jiangsu në Kinë, të cilën ishte munduar ta kthente në superfuqi në këtë vend,.

“Si pasojë e mbivendosjes së elementëve të ndryshëm që nuk mund të kontrollohen, Jiangsu Football Club nuk mund të garantojë më vazhdimin e aktivitetit dhe që tani e tutje, do të ndalet. Aktiviteti i çdo skuadre do të përfundojë dhe në të njëjtën kohë, presim që të vijojnë në shkallë të gjerë çështjet që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm”, njoftonte klubi, duke deklaruar kësisoj shkrirjen e tij.

Një situatë e pazakontë që bën edhe më të çuditshme atë që po ndodh me Interin, ku askush nuk paguhet prej muajsh e me drejtuesit të cilët kanë braktisur Italinë ndërsa mundohen të gjejnë blerës sa më parë që të jetë e mundur. /vipsport.al/