Dovedan: Fitorja e sotme vlerë morale te Bylisi im, nuk merem me fjalët e Memellit!

Trajneri Veljko Dovedan i Bylisit edhe pas dy fitoreve radhazi, duket se është me “këmbë në tokë”. Bylisi ka mundur dy rivalë direkt si Apolonia në Fier, por edhe Skënderbeu sot në Ballsh dhe tashmë, ballshiotët kanë hedhur një hap të sigurtë drejt “Play-Of”, por shpresojnë edhe diçka më shumë.

Pas ndeshjes, në “gol pas goli” në “Supersport”, trajneri Dovedan ka pohuar: “Asgjë nuk ka përfunduar, pavarësisht fitores së sotme. Kemi shumë ndeshje përpara. Por fitorja e sotme na jep një shtysë më përpara”.

“Fjalët e Memellit? Gjithckush ka të drejtën të flasë, ka mendimin e vet”, – tha trajneri i Bylisit pas ndeshjes me korçarët.

/Vipsport.al/