

Te Juventus, e presin prej disa javësh që të jetë në dispozicion për ekipin, por gjuri nuk e lejon Paulo Dibalën të bashkohet e të luftojë me shokët në fushë. Argjentinasi është dëmtuar prej datës 10 janar, ndërsa si fillim u vendos një kohë rikuperimi prej dy-tre javë.
Por, koha tashmë është bërë shumë e gjatë, teksa numri 10 pritej në fushë për ndeshjen e sotme ndaj Krotones. Mirëpo, në konferencë për shtyp trajner Andrea Pirlo, njoftoi se gjuri i lojtarit nuk është përmirësuar dhe Dibala ka ende dhimbje.
Pritet me ankth gjendja e Dibalës duke qenë se ekipi në këtë moment nuk është edhe në një moment të mirë dhe kontributi do të ishte i mirëpritur. Por, tashmë shpresa është që Dibala të kthehet në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Veronës, e më pas të arrijë një formë të caktuar për takimin e datës nëntë mars ndaj Portos. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment