Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dede: Vllaznia po i bën vetë gabimet, nuk ia ka kush fajin. Partizani është si një fëmijë

Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede, mendon se Vllaznia po gabon në këto momente vetë gjithçka duke lënë pikë rrugës. Në studion e “Pressing”, ish-trajneri deklaroi se shkodranët kishsin gabuar me ndryshimet në formacion dhe se nuk po menaxhonin si duhet lojtarët që kishin në dispozicion.

“Vllaznisë po i ndërrove formacionin, nuk është më ajo e zakonshmja. Nuk po menaxhojnë formën e lojtarëve që kanë, nuk do të thotë që nuk po luajnë. Ata ishin në vështirësi, por në fund mund të fitonin se i kishin rastet. Vllaznia po gabon me kundërshtarë dhe Teuta e Partizani nuk po gabojnë me të tjerët. Ajo po gabon me çdo kundërshtar që po i del përpara dhe kjo është diferenca.

Bënë edhe ecurinë që sulmuesin që deri tani ka qenë titular, po e lënë pushim, po bëjnë “refresh” për frymëmarrje, e fusin në fushë e shënon. Nuk mund të bësh eksperimente. Nëse nuk e quajnë veten pretendentë për titull, atëherë pranojmë gjithçka e ne grijmë sallatë kot.

Nuk kanë luajtur më çdo tre ditë, tani që kanë kohë e luajnë javë pas jave, me cikël të plotë, i kanë munguar shtyllat kryesore te eklpit. Kur shkon në ndeshje dhe lë sulmuesin kryesor pushim, kjo nuk ka sens për mua. Mendoj se Vllaznia po i bën vetë gabimet, nuk ia ka fajin askush.

Partizani po rritet gradualisht, është si një fëmijë që nga klasa e para do të shkojë në gjimnaz dhe do i marrësh shkallët një nga një”, tha Dede. /vipsport.al/