Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Daja: Respektuam “Fair-Play” me Kukësin, Murataj e goditi topin në shpejtësi e sipër

Ilir Daja pas ndeshjes me Kukësin ka folur për fitoren dhe episdoin e rrallë të ndodhur në fund të ndeshjes. Për “Supersport”, Ilir Daja ka pohuar: “E morëm vendimin në respekt ndaj lojës korrekte dhe “fair-play”. E panevojshme ta zgjasim, menduam se lojtarët e Kukësit nuk reaguan, edhe pse Murataj shkoi drejt golit, se është në shpejtësi e sipër. E pamë që nuk reaguan dhe vazhduam, u thamë lojtaëve tanë që në respekt të “fair-play” të linim golin nuk kishte të bënte me asgjë tjetër, veçse me “fair-play”. Mendoj se merituam se dominuam, në pjesën e dytë mbajtëm Kukësin në gjysëmfushën e vet dhe mund ta kishim çuar më shpejt në 2-0 nëse lojtarët tanë do të ishin treguar më altruistë me njëri-tjetrin”. 

“Nuk janë vendime që ke kohë të gjykosh gjërat në shpejtësi, e bëmë në respekt të lojës e kundërshtarit, deri në ato moment ishte “Fair-Play”. Nuk deshëm gol “të pamerituar, nuk është se kishim minuta të merrnim vendim. Nuk u bë asgjë, u respektua “fair-play”. Mendoj se mund të na përgëzoni për këtë. Zgjidhje mund të jenë të ndryshme por koha ishte e shpejtë dhe vendimin e morëm të gjithë në mënyrë kolegjiale”.

“Si ekipi ynë edhe i Kuëksit ka lojtarë cilësorë, me eksperiencë dhe cilësi individuale, përballë Kukësit janë gjithmonë lojëra të vështira. Kukësi është nisur për objektiva madhore. Ajo që ndoshta na prishi pak, pjesa e parë ishte jo aq e mirë sa e dyta, se prishëm disa gjëra në manovër. Gjatë kësaj jave nuk kemi punuar në aspektin taktik, se ndonëse kompleksi është ndër më të mirët, kemi oraret ngjitur, e kjo nuk na lejonte të bënte manovrën tonë në sulm a mbrojtje. Kemi komunikuar vetëm në seanca teorike. Sot u kam thënë që të luani për veten tuaj, se ishte në dorën e tyre meqë java ka qenë pa orientime takike e ndoshta kjo ishte pse u krijuan disa probleme sidomos në fazën e mbrojtjes për presingun.”

“Kemi ngushtuar diferencën me Vllazninë, për vazhdojmë të jemi ku ishim, në vendin e  dytë tani që jemi me 4 pikë duhet të vazhdojmë të jemi me këmbë në tokë. Me katër ekipe, Kukësi me Tiranën kanë bërë një hap prapa, duhet të ketë motivim maksimal se lufta është e gjatë dhe duhet të jemi akoma më të përqendruar”, – tha trajneri Ilir Daja pas ndeshjes së fituar me Partizanin.

/Vipsport.al/