Çelsi nuk përmbahet në merkato, gati paratë për transferimin e talentit të Dortmundit

Çelsi shpenzoi shuma të frikshme në merkaton e verës së kaluar, megjithatë blutë e Londrës duket se nuk kanë frikë ta bëjnë këtë sërish. Këtë herë, bosi i anglezëve, Roman Abramoviç ka shprehur gatishmërinë për të filluar tratativat me Erling Haland.

Norvegjezi i Dortmund po mahnit në Gjermani dhe në Europë duke shënuar me vazhdimësi. Shumë klube si Mançester Siti apo Real Madrid janë vënë pas 20-vjeçarit. Mirëpo, tashmë edhe Çelsi do të bëjë të pamundurën për të fituar garën, teksa pritet të ofrohen deri në 100 milionë euro.

Mbetet për t’u parë edhe vetë dëshira e futbollistit, i cili ka luksin e përzgjedhjes duke qenë se Dortmund do të jetë i kënaqur nga të gjitha ofertat, pasi në 100 milionë euro nuk ka fare bisedime. /VipSport.al/