Bylisi një makth për Tiranën, ja mungesat dhe rikthimet para ndeshjes me bardheblutë

Në dy javët e fundit, Bysli ka marrë 6 pikë, duke u larguar nga fundi dhe duke mbajtur vendin e tetë aktualisht në renditjen e Superiores, por me shpresën edhe për më shumë, duke qenë se janë shumë pikë në lojë.

Ndeshjen e radhës, Bylisi e luan në kryeqytet me Tiranën, të mërkurën në orën 13:00. Ballshiotët do të kenë sërish mungesa dhe situate është e atillë te Bylisi: Serxhio Ujka plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj Skëknderbeut në Ballsh.

Ndërsa rikthehet Stivian Janku në qendër të mbrojtjes para nddeshjes në transfertë me Tiranën në Ballsh.

Atmosfera është optimiste dhe në Ballsh tashmë synojnë që të konfirmohen edhe në vijim, ndonëse luajnë një transfertë delikate, por Tiranës Bylisi i mori pikë edhe në fazën e parë në kryeqytet, madje ballshiotët pretenduan edhe për dy penallti…

E.S./Vipport.al/